Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Vesi del me shpirtin”, Dembele sërish një orë me vonesë…

“Vesi del me shpirtin”, Dembele sërish një orë me

Futbollistët dhe stafi i Barcelonës darkuan së bashku të mërkurën, pas ftesës së marrë nga Pedri, i kthyer nga ceremonia e Topit të Artë me çmimin e lojtarit të ri më të mirë në Europë. Në fakt, kjo darkë shërbeu edhe si takim shumë i rëndësishëm në prag të një jave kyçe gjatë së cilës do të përcaktohet edhe fati i ekipit “blaugrana” në Champions.

Sikurse shpjegon “El Mundo Deportivo”, në darkë ishte i pranishëm edhe Xavi Hernández dhe pjesa tjetër e stafit teknik të skuadrës. Nuk mungonte as Kun Agüero, i cili ka mbetur jashtë skuadrës për shkak të aritmisë në zemër, që i ka vënë në diskutim serioz vijimin e karrierës. Por, është dikush që te Barcelona që nuk ndryshon kurrë sjellje: I vetmi lojtar që mbërriti një ore me vonesë ishte Ousmane Dembele. Nuk thonë kot, “vesi del me shpirtin”!

24-vjeçari francez ka marrë një ultimatum nga Barcelona për rinovimin e kontratës brenda datës 15 dhjetor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore