Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vdes tragjikisht ish-futbollisti 17-vjeçar i gjigantit anglez

Vdes tragjikisht ish-futbollisti 17-vjeçar i gjigantit anglez

Manchester City ka konfirmuar vdekjen e ish-lojtarit të akademisë së tij, Jeremy Wisten, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 17-vjeçare.

Wisten, një mbrojtës premtues i lindur në Malavi por i rritur në Britani të Madhe, iu bashkua akademisë së City më 2016, para se të largohej nga klubi së fundmi.

Nuk dihet ende shkaku u vdekjes së tij, ndërsa ekipi ka shprehur dhimbjen nëpërmjet një mesazhi në mediat sociale.

“Familja Manchester City ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Jeremy Wisten. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Mendimet tona janë me ju në këtë kohë të vështirë”, thuhet në komunikatën e City.

Vdes tragjikisht ish-futbollisti 17-vjeçar i gjigantit anglez

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore