Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Valverde duhet të shënojë 10 gola, ose Ancelotti gris licensën e trajnerit/ Zbulohet basti i bujshëm te Real Madrid

Valverde duhet të shënojë 10 gola, ose Ancelotti gris

Fede Valverde i plotëson të gjitha kushtet që i pëlqejnë Real Madridit: ato që i kthejnë tribunat me kokë poshtë dhe i bëjnë idhuj lojtarët, të cilët kanë ideologjinë e tyre të futbollit në përkushtim dhe në luftë. E mira është se uruguajani, përveç kësaj, po tregon shumë më tepër se kaq.

Cilësia dhe ajo fuqi e shoqëruar në mënyrë perfekte me lojën e tij dhe atë që Real Madridi ka nevojë në çdo kohë, e bëjnë atë një lojtar vendimtar. Ishte kështu në Paris, në finalen e Ligës së Kampionëve, kështu po ndodh në çdo ndeshje të këtij sezoni. Ai vetëm rritet dhe nuk ndalet.

Ai gol që shënoi ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Superkupës përmbysi një trend që kishte filluar ta shqetësonte vetë mesfushorin. Dyshimet ua kanë lënë vendin sigurive. Që nga janari i kaluar ka marrë “arratinë” dhe ajo ndrojtja që u shfaq i ka lënë vendin një lojtari vendimtar në zonën përballë dhe që nuk arrihet duke vrapuar e vrapuar pa ndalur. Kjo arrihet me cilësi, atë që ka Fede Valverde.

Ancelotti nuk kishte dyshim se kishte një diamant përpara, vetëm duhej lustruar. Kjo për të nxjerrë në pah gjithë shkëlqimin që përmbante ende dhe nuk e kishte treguar. Tashmë sezonin e kaluar i tha të bënte një hap përpara në sulm dhe bëri mirë, por e ndali traversa e portës kundërshtare deri në katër herë.

Në këtë sezon, u vendos një bast mes lojtarit dhe trajnerit. Ancelotti e sfidoi të shënonte 10 gola, ndryshe do ta griste licensën e trajnerit dhe largohej. Sfidë e marrë përsipër nga uruguajani, i cili tashmë ka arritur të shënojë 3 gola këtë sezon, të shoqëruar me dy asiste, duke u bërë vendimtar në gjenerimin e avantazhit të Real Madridit.

Shifrat e tij në katër ndeshjet e fundit të luajtura qartësojnë çdo dyshim. Ai e hapi llogarinë me ndihmën e Rodrygos kundër Betisit, rrethanë e përsëritur edhe ndaj Celtic. Gol i mrekullueshëm ndaj Mallorca, me galopin e tij prej 55 metrash, për ta prekur sërish rrjetën ndaj RB Leipzig.

Ndodhi që dy asistet iu dhanë bashkëlojtarëve në barazime dhe situata komprometuese për Real Madridin. Goli ndaj Mallorca erdhi me rezultatin kundër dhe në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa goli ndaj RB Leipzig u shfaq kur madrilenët kaluan kohën më të keqe.

Rëndësia dhe ndikimi i uruguajanit është i padyshimtë. Nëse dikush kishte dyshime për Valverde, ato janë pastruar plotësisht. Uruguajani mund të arrijë atje ku dëshiron…, ose ku i thotë Ancelotti. A do t’i shënojë ai 10 gola në këtë sezon apo trajneri italian do ta grisë licensën? Koha do ta tregojë…

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore