Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vaksina anti-COVID mund të bëhet e detyrueshme për lojtarët e Serie A

Vaksina anti-COVID mund të bëhet e detyrueshme për lojtarët

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka konfirmuar se është duke u angazhuar që ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për futbollistët e Serie A dhe Serie B.

Kjo deklaratë vjen pasi qeveria italiane ka sjellë një “Super Green Pass” që konfirmon statusin e vaksinimit.

Është fjala për një ‘pasaportë evropiane’ që dëshmon statusin e vaksinimit, shërimin nga COVID-19 në kohët e fundit ose një test negativ brenda 48 orëve.

Gravina ka bërë kërkesë te Shoqata e Futbollistëve dhe Lega Serie A e B për t’i vaksinuar të gjithë lojtarët.

Sipas tij, rreth katër deri pesë për qind e lojtarëve janë të pavaksinuar ose kanë marrë një vaksinë që nuk pranohet nga shteti italian

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore