
“Vajza nga Kosova”/ Kush është futbollistja shqiptare që synon sot historinë: Luaj me Suedinë por...
Europiani i futbollit të femrave ka marrë një vëmendje të madhe gjatë kësaj vere, teksa tashmë ndodhet në fazën gjysmë-finale.
Përballjet Angli-Suedi dhe Gjermani-Francë janë ato që do të përcaktojnë finalistët. Teksa luaneshat e ishullit shihen si favorite, edhe kombëtarja suedeze nuk ngelet mbrapa. Mediat angleze i kanë kushtuar një artikull ditën e sotme lojtareve të Suedisë, ndërsa ndalen dhe te Kosovare Asllani.
Sulmuesja 32-vjeçare, ose ndryshe “vajza nga Kosova” ashtu siç e thotë dhe emri i saj, shihet si një tjetër “as nën mëngë” për këtë kombëtarë që pritet të shkëlqejë.
Daily Mail shkruan se ndonëse në futboll përfaqëson vendin e saj, Suedinë, ajo i qëndron besnike rrënjëve të saj, dhe këtë e dëshmon me një tatuazh të shqiponjës së zezë dykrenare të Shqipërisë në kyçin e këmbës.
Duke folur për mediat britanike ajo shprehet se është dhe suedeze dhe shqiptare, ndërsa shton se i pëlqen muzika shqiptare.
“Padyshim që ndihem si një model. Unë marr shumë mesazhe. Prindërit e mi më thonë se të rinjtë më shikojnë me të vërtetë, sepse unë jam një nga të paktët futbollistë shqiptarë në lojën e femrave që kam arritur nivelin më të lartë. Kam lindur në Suedi, por në të njëjtën kohë jam shumë krenare për trashëgiminë time, që prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë, unë jam edhe shqiptare edhe suedeze. Jam rritur me një familje që më ka treguar se si njerëzit në Kosovë dëgjojnë muzikë shqiptare. Me pëlqen. Ne nuk jemi një vend i keq.”- tregon ajo.
Asllani është aktivizuar me skuadrën e parë të femrave të gjigandëve të Real Madrid, ndërsa këtë verë bëri kthesë në karrierën e saj, duke u transferuar në Itali, te skuadra e Milanit, skuadër që siç ka thënë dhe ajo, e ka pasur në zemër që e vogël.


E ardhmja e CR7, menaxheri i njohur zbulon planin e bujshëm të portugezit
Historia e plotë >
Champions League 2022/2023: Shorti për grupet, vazot dhe të gjitha datat
Historia e plotë >
Polici ekzekuton me plumb në kokë kampionin botëror të arteve marciale
Historia e plotë >

Nuk i rezistoi dot/ Reagimi i motrës së Cristiano-s ndaj golit të Leo Messit
Historia e plotë >
Allegri e do te Juventusi, Barcelona vendos përfundimisht për mesfushorin
Historia e plotë >

Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EMRI/ 10-vjeçari u vra aksidentalisht me armë nga xhaxhai, dalin DETAJET...
Historia e plotë >
EMRAT/ U konfliktua me fqinjin dhe humbi jetën nga goditja me thikë, ja ...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet, ja sa do shitet karburanti nga sot

Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Vetëm Durrësi me zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%, më dobët bregdeti i Himarës
Aktualitet

TRAGJIKE në Shkodër! Po luante me armën, ndërron jetë 10-vjeçari
Historia e plotë >


