Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Uzuni shënon 2 gola dhe shpallet kampion Hungarie

Uzuni shënon 2 gola dhe shpallet kampion Hungarie

Myrto Uzuni festoon titullin e parë kampion në karrierë me një dygolësh. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u shpall kampion Hungarie me Ferncvaros që siguroi edhe matematikisht titullin tre javë para fundit falë fitores 3-0 ndaj Ujpest në Budapest.

Uzuni spikati me një dygolësh në këtë sfidë duke u konfirmuar edhe njëherë si nga një lojtarët më efikasë dhe më cilësorë të Ferencvarosit në këtë sezon. Uzuni zhbllokoi fillimisht shifrat me një veprim të bukur akrobatik pas vetëm 12 minutash lojë, ndërkohë që në minutën e 77-të shënoi edhe golin e tretë dhe atë vulosi fitoren e skuadrës kryeqytetase me 11-metërsh.

Ferencvaros fitoi titullin e 32-të në histori ndërkohë që Uzuni me këto dy finalizime u ngjit në vendin e 3-të të listës së golashënuesve në Hungari me 12 gola.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore