Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

United ndal Chelsea në Londër dhe u bën nder kushërinjëve të City

United ndal Chelsea në Londër dhe u bën nder

Chelsea dominoi krejtësisht kryesfidën ndaj Manchester United të vlefshme për javën e 13-të të Premier League, por në fund duhet të kënaqet me vetëm një pikë.

United me trajnerin e përkohshëm Michael Carrick rezultoi një kockë e fortë për Blutë e Tuchel, që kryesojnë kampionatin.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Sancho shënoi i pari për miqtë në minutën e 50-të.

Dora e Carrick u ndje edhe në këtë ndeshje, sidomos në fazën mbrojtëse, ku Chelsea-t, megjithë sulmet e vazhdueshme dhe artilerinë e rëndë në sulm, përfshirë këtu Romelu Lukakun, golin e barazimit e gjeti vetëm përmes penalltisë në minutën e 69-të, që u ekzekutua nga Jorginho.

Pika e marrë pak punë u bën të dyja skuadrave, por ajo i shërben sidomos Manchester City-t, që tashmë mbetet vetëm 1 pikë pas Chelsea-t, që kryeson me 30 pikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore