Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

UEFA ndryshon formatin e Championsit, zgjerohet edhe Europa League

UEFA ndryshon formatin e Championsit, zgjerohet edhe Europa League

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të miratojë në mbledhjen e radhës, që do të mbahet të hënën e ardhshme, formatin e ri prej 36 skuadrash të Champions League (aktuali është me 32 skuadra), që do të hyjë në fuqi në sezonin 2024-2025.

Çdo klub do të luajë një fazë të rregullt me 10 ndeshje, nga 6 që zhvillon aktualisht, me një klasifikim të vetëm. Në bazë të formatit të ri skuadrat do të luajë kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm sipas një programi bazuar mbi kokat e serive.

Konsiderohet kontrovers rregulli për të kualifikuar dy skuadra (nga katër të shtuara) jo në bazë të meritës sportive, por të pozicionimit historik. Më fjalë të thjeshta, favorizohen klubet me emër të madh dhe me histori.

Propozimi i formatit të ri zgjeron edhe Europa League-n me tetë raunde, por më një klasifikim të vetëm të 32 skuadrave pjesëmarrëse. Një variant i modelit zvicëran u oërdorur në turnetë e shahut. Sezonin e ardhshëm nis një turne i tretë europian, Europe Conference League, që duhet të ketë 6 raunde gjithmonë me 32 skuadra dhe një renditje të vetme, me play off nga faza e 1/8-ave. Gjithashtu në këtë mbledhje do të miratohet edhe mënyra e re e ndarjes së të ardhurave për të tre kompeticionet nga vitit 2021 deri më 2024.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore