Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Çudia me votat, Fernando Santos përjashton Ronaldon!

Çudia me votat, Fernando Santos përjashton Ronaldon!

FIFA i ka bërë publike të gjitha votat e trajnerëve dhe kapitenëve të përfaqësueseve për “FIFA The Best”. Sigurisht që zgjedhjet janë subjektive, por ka nga ato zgjedhje që janë të vështira për t’u shpjeguar.

Messi, për shembull, nuk përfshin në treshen më të mirë fituesin Lewandowski. As që bëhet fjalë të votojë për CR7.

Kuptohet që as Cristiano nuk e “harxhon” qoftë një pikë për Messin, por portugezi i jep pikët maksimale Lewas. Befasinë më të madhe në përzgjedhje e bën trajneri i Portugalisë, Santos, që nuk i jep pikë Ronaldos!

Më poshtë votat e disa prej emrave më të rëndësishëm të futbollit:

-Leo Messi votoi për shokët e tij te PSG. Neymar merr pesë pikët e tij dhe Mbappé tre. Lojtari i tij i tretë më i mirë i vitit është Benzema.
-David Alaba preferon ish-shokun e tij të skuadrës, Lewandowskin, duke i dhënë 5 pikë, ndërsa Benzemasë i dha 3.
-Eden Hazard zgjedh Benzema, i ndjekur nga bashkatdhetari i tij, De Bruyne, dhe Jorginho.
-Luka Modric ka votuar për Benzemanë, Jorginhon dhe Lewandowskin.
-Salah, një nga tre favoritët, zgjodhi Jorginhon, Messin dhe Lewandowskin.
-Harry Kane ka votuar për Lewandowskin, Messin dhe Kanten.
-Manuel Neuer është besnik ndaj ekipit të tij dhe voton Lewandowski si të preferuarin e parë.
-Chiellini nuk e vë në diskutim votë për Jorginhon, i ndjekur nga Lewandowski dhe Kante.
-Martin Odegaard, votues i Norvegjisë, i jep Benzemasë pesë pikë, tri bashkatdhetarit të tij, Haaland. -Messi qëndron në vendin e tretë për të.
-Kampioni Lewandowski i jep pesë pikët e tij Jorginhos, pastaj Messit dhe Cristianos.
-Cristiano me këtë rast është votuesi nga Portugalia. Ai i jep të pesë pikë Lewandowskit, tri për Kante dhe një për Jorginhon.
-Surprizon trajneri i Brazilit, Tite: Lewandowski, Salah dhe Benzema. Ku është Neymar?
-Befason edhe Fernando Santos, trajner i Portugalisë! Nuk voton për Cristianon. Zgjedh Kanté, Jorginho dhe Lewandowski.
-Luis Enrique voton Messin si më të mirin, më pas Lewandowskin dhe Jorginhon.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore