Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

U ndalua nga policët e armatosur/ Flet futbollisti i Milanit: Mund të kishte përfunduar shumë keq nëse...

U ndalua nga policët e armatosur/ Flet futbollisti i Milanit: Mund të

Videoja ku ai shfaqej teksa ndalohej nga disa policë të armatosur në rrugët e Milanos u postua dhe ripostua ngado në rrjetet  sociale.

Timo Bakayoko, lojtari i Chelesa, i cili është në huazim tek Milani u përball disa ditë më parë m,e një situatë të pakëndshme për shkak se disa policë e ngatërruan me një person tjetër dhe e kontrolluan imtësisht, teksa ai po lëvizte me makinën e tij.

Për këtë episod ka folur gjatë në një postim në instagram vetë futbollisti, i cili ndër të tjera ka treguar se u ndje vërtet i rrezikuar për shkak se karabinierët i drejtuan armën.

“E gjeta veten me një armë vetëm tre metra larg meje, në anën e pasagjerit të makinës. “Është e qartë se na vunë në rrezik jetën, nuk kam asnjë problem me gabimin njerëzor, por mënyrat dhe mjetet e përdorura nga policia ishin bëjnë problem. Gjërat shkuan më larg seç duhej. Pse nuk bënë vetëm një kontroll automjeti të denjë për emrin? Mund të më kërkonin dokumentet e makinës dhe të komunikonin thjesht me mua.”- u shpreh ai në një video të postuar.

U ndalua nga policët e armatosur/ Flet futbollisti i Milanit: Mund të

Ndër të tjera ai shton po ashtu se në video nuk duket çdo gjë që ndodhi, dhe se policët ishin më agresivë. Ai shtoi se nëse nuk do ishte futbollist i njohur, gjërat mund të kishin përfunduar me keq.

"Nuk e shihni të gjithë historinë në videon e postuar në rrjetet sociale. Kjo ishte pjesa e qetë. Pasojat mund të ishin shumë më të rënda nëse nuk do të isha i qetë. Apo të mos kisha fatin të bëja punën që bëj dhe të më njohin pas një kohe. Çfarë mund të kishte ndodhur më pas? A mund të më kishin çuar në komisariat? Përsëri, kjo e bën njeriun të bëjë shumë pyetje të tmerrshme. Është e papranueshme të vësh jetën e njerëzve në kaq shumë rrezik.”- tha ai.

Selia e policisë së Milanos është përgjigjur pasi një video e incidentit u shfaq në rrjetet sociale. Në deklaratën e tyre thuhej: “Kërkimi, i ndodhur më 3 korrik, ishte për shkak të të shtënave me armë që ndodhi në zonë në orët e mëparshme.

"Dy të dyshuarit ishin dy burra në një fuoristradë që i përshtatej përshkrimit. Njëri nga të dy ishte me ngjyrë dhe me këmishë jeshile. Kjo është arsyeja pse u përdor arma”- tha policia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore