Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

U largua nga kombëtarja? Paul Pogba tërbohet: Fake News!

U largua nga kombëtarja? Paul Pogba tërbohet: Fake News!

Mesfushori i Manchester United Paul Pogba ka mohuar lajmet e medieve ndërkombëtare që raportuan se ai u largua nga ekipi kombëtar i Francës për shkak të komenteve të lëshuara nga Presidenti i Fracnës, Emmanuel Macron të cilat u perceptuan të ishin kundër Islamit.

Udhëheqësi francez këtë muaj i shpalli luftë "separatizmit islamik", i cili ai beson se po merr përsipër disa komunitete myslimane në Francë.

Gazeta Sun pretendon se Pogba, një mysliman praktikues, reagoi ndaj komenteve të Macron duke lënë ekipin kombëtar të Francës.

"E papranueshme", shkruajti 27-vjeçari në një postim në Instagram së bashku me një afishe "fake neës" në një pamje të titullit nga The Sun.

"Kështu që The Sun e bëri përsëri” shtoi ai. "Lajme absolutisht 100% të pabazuara rreth meje po qarkullojnë, duke deklaruar gjëra që nuk i kam thënë dhe menduar kurrë”, shprehet Pogba.

“Unë jam i tmerruar, i zemëruar, i tronditur dhe i zhgënjyer disa burime të "medias "më përdorin për të bërë tituj totalisht të rremë në temën e ndjeshme të ngjarjeve aktuale në Francë dhe duke përfshirë këtu dhe ekipin kombëtar francez”.

Pogba shkruan se është kundër çdo lloj forme të terrorit dhe dhune.

“Unë jam kundër çdo forme terrori dhe dhune. Fatkeqësisht, disa njerëz të medias nuk veprojnë me përgjegjësi kur shkruajnë lajmet, abuzojnë me lirinë e tyre të shtypit, duke mos verifikuar nëse ato që shkruajnë / riprodhojnë janë të vërteta, duke krijuar një zinxhir thashethemesh pa u kujdesur (nëse) ndikon në jetën e njerëzve dhe në jetën time”, shkruan Pogba.

U largua nga kombëtarja? Paul Pogba tërbohet: Fake News!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore