Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tyson Fury “kërcënon” Ronaldon: Ky qytet s’na nxë të dyve

Tyson Fury “kërcënon” Ronaldon: Ky qytet s’na

Pasi shkatërroi Wilder dhe mbrojti kurorën e kampionit të Botës për peshat e rënda në WBC, Tyson Fury shikon përpara dhe zbulon një ëndërr në sirtar: të luftojë në “Old Trafford”, stadiumin e Manchester United, skuadrës së tij të zemrës. Kampioni anglez bën një batutë edhe në lidhje me Cristiano Ronaldon.

“Jam vërtet shumë i lumtur që është kthyer në “Old Trafford”, por ky qytet nuk është i madh sa duhet për ne, të dy, mua dhe atë bashkë. Nëse do të jetoja në Manchester, do të ishte një problem, por në fakt jetoj një orë larg me autostradë, në Morecambe, kështu që ka mjaftueshëm hapësirë për dy të mëdhenj”.

Në intervistën e tij, kampioni i peshave të rënda zbulon edhe planet e tij për të ardhmen.

“Kam edhe dy përballje në program, këtu, në Las Vegas, por do të më pëlqente që të çoja një duel për titullin botëror në Manchester. Ka qenë gjithmonë një ëndërr imja të luftoja në “Old Trafford”. Takimi i fundit ka qenë ai i Eubank kundër Benn, në vitin 1993, dhe ka qenë i jashtëzakonshëm”.

Fyry duhet të mbrojë titullin në dhjetor kundër fituesit të duelit Whyte-Wallin dhe pastaj do të presë fituesin e takimit të dytë mes Usyk dhe Joshua, për të unifikuar të gjithë titujt botërorë, dhe nëse atë e fiton bashkatdhetari i tij, atëher? ëndrra e tij për të luftuar në “Teatrin e Ëndrrave” mund të bëhet realitet që në vitin 2022.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore