Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tuchel nuk heq dorë nga mbrojtësi francez, zyrtarizimi pritet brenda janarit

Tuchel nuk heq dorë nga mbrojtësi francez, zyrtarizimi pritet brenda

Pasi bëri gjithçka për ta marrë verën e kaluar por nuk ia arriti qëllimit, Chelsea i është rikthyer fuqishëm pistës Jules Kounde. Mbrojtësi i kombëtares franceze mbetet një prioritet për drejtuesit e bluve të Londrës.

Në merkaton e verës së shkuar Jules Kounde refuzoi kalimin te Tottenham, vetëm e vetëm për t’u bërë pjesë e Chelsea-t, por kampionët e Europës nuk arritën dot akordin me Sevillan në atë periudhë.

Megjithatë Chelsea e ka rritur ofertën në 55 milionë euro, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh dhe akordi është shumë afër, edhe pse bëhet fjalë për një transferim që do të bëhet realitet verën e ardhshme dhe jo në merkaton e dimrit, pavarësisht se zyrtarizimi mund te vijë gjatë këtyre ditëve. Me afrimin Jules Kounde dhe rinovimin e mundshëm të Rudiger, Chelsea do të blindonte qendrën e mbrojtjes edhe për sezonet në vazhdim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore