Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tronditet klubi, FIFA i bllokon merkaton Kukësit

Tronditet klubi, FIFA i bllokon merkaton Kukësit

FIFA i ka bllokuar merkaton Kukësit, për shkak të borxhit të papaguar ndaj futbollistit Filip Zderiç, i cili ishte pjesë e ekipit në pjesën e dytë të sezonit 2017-2018.

Ai ka fituar gjyqin ndaj nënkampionëve të Shqipërisë dhe Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve e urdhëron nëpërmjet një vendimi zyrtar Kukësin që të paguajë në total rreth 52 mijë euro (8 mijë euro rroga dhe dëmshpërblim rreth 44 mijë euro).

Në rast kundërt, Kukësit do t’i bllokohet e drejta për të transferuar futbollistë për 3 hapësira të merkatos të ardhshme nëse nuk e shlyen totalisht mbrojtësin ballkanas.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe klubi, duke theksuar se klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund.

Reagimi i klubit

Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga FIFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç.

Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Klubi ju siguron se mga kjo çështje, do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë.

Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe). Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqiperia e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar.

Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore