Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tronditet futbolli italian/ Vdes në moshën 33-vjeçare ish-futbollisti i Juventus, mesazhe nga Buffon e Chiellini (FOTOT)

Tronditet futbolli italian/ Vdes në moshën 33-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Itali. Ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit, Xhuzepe Rica, ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare, pas një emoragjie cerebrale në tru.

Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh. Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar. Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore ku më pas erdhi dhe humbja e jetës.

Shumë njerëz të botës së sportit janë prekur nga ky lajm i dhimbshëm, teksa kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Nuk mungojnë as 2 juventinët Kielini dhe Bufon.

Rica ka qenë shok skuadre te moshat e Juves, me lojtarë si Markizio, Krishito dhe Xhovinko. Për sa i përket karrierës së tij si futbollit, ai vitet e fundit aktivizohej në ligat e ulta italiane.

 

Tronditet futbolli italian/ Vdes në moshën 33-vjeçare Tronditet futbolli italian/ Vdes në moshën 33-vjeçare Tronditet futbolli italian/ Vdes në moshën 33-vjeçare Tronditet futbolli italian/ Vdes në moshën 33-vjeçare

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore