Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tre ditë zie kombëtare për Pelenë! Nga arkivoli te ceremonia mortore, ja detajet nga funerali i "O'Rey"-t

Tre ditë zie kombëtare për Pelenë! Nga arkivoli te ceremonia

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Pele vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës vitet e fundit, teksa iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor nga zorra e trashë në shtator 2021 në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, pasi u diagnostikua me tumor në testet rutinë. Ai u shtrua në spital në fund të nëntorit 2022, dhe që prej atij momenti nuk u largua që aty.

Vajza e tij, Keli Naskimento i ka mbajtur fansat të përditësuar për gjendjen e babait të saj me postime në rrjetet sociale nga spitali.

“Gjithçka që jemi është falë teje. Ne të duam pafundësisht. Pusho në paqe”, shkroi ajo në një postim, duke njoftuar vdekjen e Pele.

Spitali konfirmoi se legjenda braziliane vdiq “për shkak të dështimit të organeve të shumta, si rezultat i përparimit të kancerit të zorrës së trashë”.

Presidenti i Brazilit ka shpallur 3 ditë zie për legjendën, teksa të martën, do të ketë një procesion nëpër rrugët e Santos në Sao Paulo dhe më pas do varroset nga familjarët.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, u bë një yll global kur, në moshën 17-vjeçare, ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës 1958 në Suedi.

Ai shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Uellsit në çerekfinale, një hat-trick kundër Francës në gjysmëfinale dhe dy në një triumf 5-2 ndaj mikpritësve në finale.

Pele kishte bërë debutimin e tij për klubin Santos në moshën 15-vjeçare, duke shënuar në një fitore 7-1 ndaj Corinthians de Santo Andre.

Ai vlerësohet se ka shënuar një rekord botëror prej 1.281 gola në 1.363 paraqitje gjatë karrierës 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për vendin e tij.

Ai është i vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tre herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.

Në Kupën e Botës 1962, Pele, atëherë 21 vjeç, shënoi një gol në fitoren 2-0 ndaj Meksikës për të hapur fushatën e tyre, por u dëmtua në ndeshjen tjetër dhe e pa nga stoli teksa ekipi i tij mbronte titullin.

Pjesa e fundit e trilogjisë së tij të fitoreve të Kupës së Botës ishte më ikonikia e tij.

Pasi u përjashtua nga turneu i vitit 1966 në Angli, ai ishte pikëmbështetja e një skuadre sulmuese emocionuese që fitoi titullin në vitin 1970, duke shënuar goli në fitoren 4-1 ndaj Italisë në finale.

Nga lotët e tij të gëzueshëm në gjoksin e shokut të skuadrës Nilton Santos e deri te përqafimi i tij me kapitenin e Anglisë, Bobby Moore, momentet magjike të Pele kanë kaluar epoka dhe kanë përcaktuar historinë e sportit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore