Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Transformimi i pabesueshëm/ Legjenda e futbollit, Viali: Shpresoj që një ditë kanceri të lodhet me mua

Transformimi i pabesueshëm/ Legjenda e futbollit, Viali: Shpresoj që

Gianluca Viali, ish-futbollist i njohur italian dhe trajner i Çelsit, tashmë kreu i delegacionit të ekipit kombëtar të Italisë, u kthye për të folur në lidhje me kancerin e pankreasit me të cilin u përball në 2017 gjatë emisionit televiziv“Sogno Azzurro”

Ai e di që është marrë si shembull nga shumë njerëz që, si ai, janë të detyruar të “bashkëjetojnë” me sëmundjen. Ai gjithashtu shpjegoi mënyrën në të cilën po përballet me këtë të fundit: "Me kancerin, unë nuk jam duke bërë një betejë sepse nuk do të isha në gjendje ta fitoja atë, ai është një kundërshtar shumë më i fortë se unë. Kanceri është një shoqërues i padëshiruar i udhëtimit, por nuk mund të bëj asgjë”, shprehet Viali.

Ndërsa në këtë emision nuk kursen as batutat e tij duke theksuar se shpreson që kanceri të mërzitet me të dhe të largohet. “Kanceri është një shoqërues i padëshiruar i udhëtimit, por nuk mund ta ndihmoj. Ai hipi në tren me mua dhe unë duhet të shkoj përpara, të udhëtoj me kokën ulur, duke mos u dorëzuar kurrë, duke shpresuar se një ditë ky mysafir i padëshiruar do të lodhet dhe do të më lejojë të jetoj i qetë për shumë vite të tjera, sepse ka ende shumë gjëra që unë dua të bëj”, shprehet Viali.

Transformimi i pabesueshëm/ Legjenda e futbollit, Viali: Shpresoj që

Transformimi i pabesueshëm/ Legjenda e futbollit, Viali: Shpresoj që

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore