Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Tradhtari” Calhangolu, largohet nga Milani për të nënshkruar me Interin

“Tradhtari” Calhangolu, largohet nga Milani për të

Që Hakan Calhanoglu do të largohej nga Milani, për këtë ishin të bindur edhe vetë tifozët e kuqezinjëve, por që ai do të shkonte te “armiqtë” e përjetshëm të qytetit s’e priste asnjë.

Fantazisti turk njoftoi këtë të hënë se kishte arritur dakordësinë me skuadrën e Interit dhe pas vizitave mjekësore do të firmosë të martën kontratën që e lidh me zikaltërit.

Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, plus 1 milionë tjetër në formë bonusesh sipas paraqitjeve të tij në fushë.

27-vjeçari është bindur nga oferta e Interit pas një operacioni “blic” të dyshes Marotta-Ausilio që ndërhynë për t’i plotësuar një nga dëshirat trajnerit të ri të skuadrës, Simone Inzaghi.

Interi nuk u përfol asnjëherë si i interesuar për fantazistin turk, por mesa duket pasiguritë që lindën pas atij episodi të Eriksen, që me gjasë nuk do të luajë dot më në Serinë A i futën zikaltërit në garë për një zëvendësues të tij dhe në sezonin që u mbyll me Milanin, Calhanoglu e provoi që mund të jetë i denjë për këtë rol.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore