Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tottenhami i Mourinhos mposht Cityn e Guardiolas dhe merr kreun e Premier League

Tottenhami i Mourinhos mposht Cityn e Guardiolas dhe merr kreun e Premier League

Tottenham Hotspur ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Premier League.

Ekipi i Jose Mourinhos është treguar më racional se ekipi i Pep Guardiolas duke i shfrytëzuar të gjitha rastet.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Cityt, por ishin vetëm vendasit që gjeten golin.

Spurs arritën të shënojnë pas vetëm pesë minutave lojë me anë të Heung-min Son për 1-0 pas asistit të Tanguy Ndombele.

City arriti të kthehet në lojë duke barazuar 1-1 me anë të Aymeric Laporte (27’), por VAR-i anuloi si të parregullt golin dhe Spurs shkuan në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, përsëri City bënte lojën, qarkullonte topin dhe krijonte rastet, por vendasit ishin më konkret duke shënuar edhe një gol dhe fituar ndeshjen.

Ishte argjentinasi Giovani Lo Celso (65’), i cili shënoi për 2-0 pas vetëm 35 sekondave lojë falë një asistimi të Harry Kane.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore