Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Torreira: Nuk luaj më në Europë, dua të qëndroj pranë familjes

Torreira: Nuk luaj më në Europë, dua të qëndroj

Pas 8 sezonesh në klube të ndryshme europiane, mesfushori uruguaian Lucas Torreira ka vendosur të rikthehet në Amerikën Latine dhe e ka bërë të qartë dëshirën e tij në një intervistë për mediat spanjolle.

Futbollisti 26-vjeçar u transferua në merkaton e verës së kaluar te Atletico e Madridit, por vdekja e mamasë së tij pak ditë më parë nga koronavirusi duket se ia ka hequr dëshirën për të vijuar të luajë në nivele të larta në Europë.

“Kur vdiq mamaja ime, i thashë menaxherit tim se dua të luaj te Boca Juniors. Nuk dua të qëndroj më në Europë. Paratë të bëjnë të lumtur për një moment, por nuk janë gjithçka dhe mendoj se ka ardhur momenti që të jem pranë familjes time. Dua të luaj për Boca-n dhe do të këmbëngul që të më realizohet dëshira duke nisur nga sezoni i ardhshëm, pasi vetëm kështu do të kem mundësi t’i qëndroj pranë familjes time”, deklaroi Torreira.

Mesfushori u transferua në Itali në verën e 2013-ës për të luajtur fillimisht me të rinjtë dhe më pas me skuadrën e parë të Pescarës. Shpërthimin në Serinë A e pati në periudhën 2016-2018 me fanellën e Sampdorias, ndërsa më pas u transferua te Arsenali ku qëndroi deri verën e kaluar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore