Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Topi i Artë"/ Cannavaro 'tradhton' patriotin e tij: Nuk vlejnë vetëm titujt, mund ta fitojë...

"Topi i Artë"/ Cannavaro 'tradhton' patriotin e tij:

Pas vitesh mungesë në podium, Italia mund të ëndërrojë të fitojë sërish “Topin e Artë”. Pesë kandidatë axurr, të cilët fituan Kampionatin Evropian, janë nominuar për çmimin më të rëndësishëm individual në botë. Futbollisti i fundit italian që e fitoi ishte Fabio Cannavaro, kapiteni i Italisë që fitoi Kupën e Botës më 2006.

Një ogur i mirë për Jorginho dhe Donnarumma, të cilët, sipas bastvënësve mund të jenë ndër favoritët e mëdhenj. Megjithatë, ish-fituesi i “Topit të Artë” jep një emër tjetër. Cannavaro dha një intervistë për “El Larguero” të “Cadena SER” dhe shpjegoi se, për atë që bëri, Karim Benzema mund ta meritonte çmimin.

“Ai ka cilësitë për ta fituar. Problemi është se shumë herë njerëzit mendojnë se fitohet për titujt e sjellë në shtëpi dhe jo për merita, siç tregohet gjatë gjithë vitit. Ky vit do të jetë i komplikuar, sepse aty janë Messi, Lewandoswki dhe Jorginho, të cilët fituan Kampionatin Evropian, gjithashtu Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Amerikës.

Benzema fitoi një titull me ekipin e tij kombëtar dhe bëri shumë mirë me Real Madridin. Por, në dhjetë vitet e fundit kemi parë që kur zgjedhja nuk ishte e lehtë, Messi ose Cristiano fitonin gjithmonë”. Me pak fjalë, nuk është ekzaminimi më i mirë për të shpresuar një fitore për Jorginho, i cili është në një situatë që shumë e kanë përjetuar tashmë, si Ribery apo Iniesta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore