Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Titull, Champions dhe “Topi i Artë”/ Shevchenko për herë të parë kundër Milan

Titull, Champions dhe “Topi i Artë”/ Shevchenko për

Andriy Shevchenko dhe Milan, një dashuri që ka mbetur e paprekur ndër vite. Nuk mund të ndodhte ndryshe, duke qenë se sa i dha klubi kuqezi ukrainasit dhe anasjelltas. 

I mbërritur te Milani nga Dinamo e Kievit në verën e vitit 1999, Sheva mori shumë pak kohë për t’i bërë fansat e tij të rinj të bien në dashuri me të. Është e qartë se kjo ndodhi prej tingujve të golave. Vitin e parë në Itali e mbyll me 24 gola, duke fituar titullin e golashënuesit.

Në dy vitet e para me kuqezinjtë, megjithatë, nuk fiton asnjë trofe. Milani ka lavditë e përjetuara me Capello dhe Zaccheroni pas tyre dhe vetëm shikon Lazion dhe Romën duke brohoritur për fitoret e kampionateve të tyre përkatëse. Shevchenko, megjithatë, është një nga pikat e referencës së kuqezinjve, të destinuar të kthehen së shpejti për të marrë në dorë një seri të gjatë trofesh.

Ukrainasi shënon gola pas golash ??dhe është një nga liderët, ndoshta më i heshturi, falë të cilit Milani rikthehet për të fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2003. Penalltinë vendimtare ndaj Juventusit në Manchester mund ta godasë vetëm Sheva, i cili mposht Buffon dhe i jep “kupën veshëgjatë” Milanit.

Vitin e ardhshëm vjen edhe triumfi në Serie A. Dhe në titullin e sezonit 2003-2004, emri i tij “gërmon” një hapësirë ??të rëndësishme, falë 24 golave ??të shënuar në 34 ndeshje. Në vitin 2005 do të ekzistonte edhe mundësia e përsëritjes së triumfit në Champions League, por këtë herë 11 metrat janë fatale për kuqezinjtë dhe për Shevën, i cili humbet penalltinë vendimtare në finalen e çmendur të Stambollit ndaj Liverpool-it.

Eksperienca e parë me Milanin përfundoi në vitin 2006, kur ukrainasi e motivoi vendimin për t’u transferuar te Chelsea me zgjedhje familjare. Në Londër është pritur me pekule, por rezultatet nuk do të ishin aspak të kënaqshme. Një gjendje fizike jo optimale dhe marrëdhënia e ndërlikuar me Mourinhon do ta shihnin atë të rrëshqiste në fund të hierarkisë së Bluve.

Në dy vite në “Stamford Bridge” ka pak paraqitje dhe akoma më pak gola të shënuar. Në vitin 2008 Sheva dëgjon thirrjen e zemrës dhe kthehet te Milani, i pritur krahëhapur nga brohoritjet e atyre që e deshën nga momenti i parë.

Megjithatë, në Milano, kthehet një lojtar pa motivim dhe ende duke luftuar me probleme fizike, i paaftë për të dhënë atë që kishte mundur të bënte gjatë përvojës së tij të parë. Në vitin 2010 një tjetër rikthim, këtë herë te Dinamo e Kievit, ku kishte nisur aventura e tij në futbollin europian.

Sot, Shevchenko, pas katër vitesh në stolin e kombëtares së vendit të tij, pranoi ofertën e Genoa për të zëvendësuar Ballardinin e shkarkuar. Rezultatet për momentin nuk janë pozitive (humbje ndaj Romës dhe barazim pa gola me Udinese), por rruga e tij është ende në fillim, i sigurt se do të mund të përmirësohet, shkruan telesport.

Një kapërcim në errësirë, i nxitur nga dashuria për Italinë dhe dëshira për të shkëlqyer edhe nga ana tjetër, pas vitesh si protagonist në zonën e rreptësisë. Sot, ukrainasi gjen sërish Milanin, për herë të parë si trajner kundërshtar. Një ndeshje që me pranimin e tij nuk do ta lërë dot indifferent: “Për mua sigurisht që do të jetë një ndeshje e veçantë. Nuk mund të jetë një ndeshje si asnjë tjetër”. Sigurisht që do të jetë e veçantë edhe për tifozët kuqezi që do të mbushin sektorin e mysafirëve të “Ferraris”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore