Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tirana mposht Vllazninë, flasin pas ndeshjes trajnerët Shehi dhe Brdariç

Tirana mposht Vllazninë, flasin pas ndeshjes trajnerët Shehi dhe

Tirana mundi dje minimalisht Vllazininë. Kjo fitore i jep mundësinë kryeqtetasve të shpresojnë për një vend të kupat e Europës dhe pse jo për të mbrojtur titullin kampion.

Pas ndeshjes folën të dy trajnerët, Orges Shehi dhe Brdariç. Shehi tha se vuajtën për këtë fitore, ndërsa trajneri gjerman tha se ata nuk e meritonin humbjen dhe se Vllaznia bëri një ndeshje të mirë.

Reagimi i Brdariç pas ndeshjes:

Sa i zhgënjyer jeni për këtë humbje?
Unë mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë, por në futboll ndodh që ndonjëherë ke fatin kundër dhe zoti i futbollit sot ishte me Tiranën. Nuk i lejuam asnjë mundësi kundërshtarit dhe madje patëm shumë raste shënimi, por nuk u treguam të qetë dhe më pas u ndëshkuam nga një episod.

A ishte një mundësi e shpërdoruar për të rimarrë kreun?
Sigurisht që po të fitonim do të ishte një bonus shumë i mirë, por jemi aty dhe do të duhet të rikthehemi te fitorja ndeshjen tjetër. Sot nuk na shkuan mirë gjërat, por loja na bën optimistë për pjesën e mbetur të sezonit.

Sa do të ndikojë në aspektin moral ky takim?
Morali te ne është i mirë dhe nuk duhet ta harrojmë këtë humbje, por të mendojmë për takimin ndaj Teutës. Nuk jam trajner vetëm kur fitojmë, por edhe kur humbasin dhe unë duhet të mbaj lartë moralin e lojtarëve. Janë edhe 6 ndeshje dhe ne jemi të përgatitur dhe nuk kemi frikë pasi janë 7 finale deri në fund bashkë me finalen e Kupës.

Reagimi i Shehit pas ndeshjes:

Kaq e rëndësishme është mungesa e Torasës?
Sigurisht që është e rëndësishme, pasi është një lojtar me mjaft eksperiencë, që na nxjerr shpejt në sulm, por gjithsesi edhe sot bëmë mirë, kryesisht në pjesën e dytë.

Keni keqardhje që nuk e morët nga fillimi skuadrën?
Për mua është e rëndësishme që kemi bërë mirë dhe jemi në garë për titullin kampion, që do të provojmë ta arrijmë deri në fund të sezonit. Kemi edhe 6 javë, ndaj do të bëjmë maksimumin deri në fund.

Sa besim keni tani që keni fituar ndaj dy rivalëve direkt për titull?
Ndeshjet direkte janë shumë të rëndësishme, pasi fiton dhe njëkohësisht ndal kundërshtarin, megjithatë kam kuptuar që të gjithë sfidat janë të rëndësishme dhe duhet të bëjmë maksimumin në të gjithë takimet që kanë mbetur. Këtë sezon nuk ka ndeshje të lehta, ndaj duhet të bëjmë kujdes dhe të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore