Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tirana fiton derbin e Shqipërisë dhe ndez kampionatin

Tirana fiton derbin e Shqipërisë dhe ndez kampionatin

Derbi i Shqipërisë fitohet nga Tirana që rihap tërësisht garën e titullit për të tjerët dhe shton ambiciet europiane për vete. Në Loro Borici, vendosën golat e Bathës dhe Cales në suksesin 2-1, me Vllazninë që duket se ka humbur shkëlqimin e fillim kampionatit dhe pavarësisht se do të jetë në krye dhe pas kësaj jave, tanimë kërkohen përgjigje serioze për mungesën e rezultateve në javët e fundit.

Një ndeshje jo shumë spektakolare, pavarësisht golave, ku ishte nisja e vrullshme ajo që solli episodet, ndërsa më pas një lojë e rrezikshme e Tiranës, që tregoi, se pavarësisht renditjes, ka më tepër kualitete dhe që e meritoi fitoren në këtë përballje.

Sfida nisi me një minutë heshtje dhe me një foto me Seit Hysenin dhe Metush Seferin, dy ish-ët bardheblu, të ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Vllaznia kaloi e para në epërsi me Dilaver, që shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Hoxhaj që në minutë ne tretë.

Kundërpërgjigjja e Tiranës ishte shumë e shpejtë, me Bathën që shënoi nga goditja e lirë, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit.

Vllaznia, pavarësisht dëshirës, nuk kishte qartësinë e duhur për ta ndëshkuar Tiranën, e cila në fillim të pjesës së dytë shënoi golin e fitores me Cale, i shërbyer nga Seferi.

Edhe pas këtij momenti, rastet më të pastra i pati Tirana, që nuk i shfrytëzoi si duhet kundërsulmet për të marrë një rezultat më të thellë.

Vllaznia duket se ishte e pafuqishme për të reaguar dhe rrezikuar seriozisht dhe kjo humbje në derbi tashmë komplikon së tepërmi rrugën e titullit për shkodranët, që prej javësh nuk po dali dot në lojën e tyre, ndërsa për Tiranën një fitore që mund të kthejë në shinat e duhura sezonin, aq më tepër që erdhi në derbin e Shqipërisë./Supersport

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore