Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tirana eliminohet nga Europa League, kampionët e Zvicrës 'fikin' ëndrrën e bardhebluve

Tirana eliminohet nga Europa League, kampionët e Zvicrës

Tirana e ka mbyllur këtë kompeticion të Europa League në fazën e “play off”, pasi është mundur në Zvicër 3-0 nga Young Boys.

Një ndeshje me pak histori ishte ajo e zhvilluar në Bern, atje ku kampionët e Zvicrës dominuan totalisht bardheblutë e Egbo, duke siguruar fazën e grupeve.

Tirana u mbrojt mirë deri në fundi e pjesës së parë, atëherë kur Young Boys shënoi në minutën e 42-të.

Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera, duke e mbyllur kështu ëndrrën e bardhebluve për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Europa League.

Nëse Tirana do të arrinte të kalonte këtë tur, si shpërblim nga UEFA do të përfitonte 4 milionë euro.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore