Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tifozët e Argjentinës në ankth/ Leo Messi mungon në stërvitjen e parë të skuadrës

Tifozët e Argjentinës në ankth/ Leo Messi mungon në

Kur duhen edhe dy ditë nga starti i Botërorit Katar 2022, ekipet kanë mbërritur në vendin ku do organizohet kompeticioni dhe kanë nisur përgatitjet.

Kombëtarja e Argjentinës u stërvit sot për herë të parë në Doha, me disa mungesa.

Lionel Messi, ylli dhe kapiteni i skuadrës së trajnerit Lionel Scaloni ka kryer një seancë të veçantë në palestër, katër ditë para debutimit të bardhekaltërve kundër Arabisë Saudite.

Shtypi argjentinas raporton se kjo punë specifike është pjesë e një plani të paracaktua, teksa drejtuesit nuk e kanë parë të nevojshme që Messi të sforcohet para duelit me Arabinë Saudite.

Siç raportohet nga gazeta argjentinase “Olé”, Messi e filloi atë seancë në palestër, larg grupit kryesor dhe u bashkua me ekipin kur u larguan mediat.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore