Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tevez i jep lamtumirën Boca Juniors, por nuk tërhiqet nga futbolli

Tevez i jep lamtumirën Boca Juniors, por nuk tërhiqet nga futbolli

Idhulli i fundit lë Boca Juniors thotë mjaft. Carlos Tevez vendosi të lërë skuadrën duke hequr dorë nga 6 muajt e fundit të kontratës pasi u shpreh se ndien që nuk ka më asgjë për të dhënë si futbollist. Janë këto fjalët me të cilat Apashi komunikoi një vendim të vështirë, që është marrë dhe në sajë të vuajtjes pasi shkurtin e kaluar babai i tij adoptues humbi jetën nga Covid.

” Nuk jam më në gjendjen psiko-fizike për ti dhënë Boca-s atë që meriton. Është një vendim që më thyen zemrën, por që e ndiej se duhej marrë në respekt të kësaj fanelle dhe tifozëve të saj”. Një deklaratë e dhënë nga Carlitos që u shfaq dukshëm i rpekur, duke lënë të kuptohet se pavarësisht moshës 37 vjecare mund edhe të veshë një fanellë tjetër, por jo atë të Boca-s.

“Mendova se ky moment nuk do të vinte kurrë, por ja ku jam. Lë Boca-n, por nuk është një lamtumirë, pasi ky klub është jeta ime dhe i tillë do të mbetet”. Për Apashin mbyllet në këtë mënyrë etapa e tretë në klubin që e bëri të madh, dhe ku fitoi 11 tituj, mes të cilëve 3 kampionate, një Libertadores dhe një Interkontinentale.

“Në dy muajt e fundit kam vënë re se nuk jam më i njëjti. Kam reflektuar, kam folur me familjen time dhe kam marrë vendimin që më duket më i drejti për të gjithë. Dua të jem një baba, t’i dedikohem familjes time. Do të ketë kohë për të menduar se çfarë do të bëj. Mund të ndodhë që pas 3 muajsh të më kthehet dëshira për të luajtur dhe të vesh sërish këpucet. Por me siguri kjo nuk do të ndodhë te Boca, pasi jam në një moshë në të cilën nuk mund të garantoj nivelin e nevojshëm për të luajtur në një klub kaq të madh”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore