Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Teuta e vetme në krye! Tirana gabon në Korçë, Kukësi mposht Kastriotin. Laçi-Vllaznia ndajnë pikët

Teuta e vetme në krye! Tirana gabon në Korçë, Kukësi

Tirana dhe Skënderbeu barazuan pa gola ndeshjen e sotme, ku padyshim pika i nevojitej më shumë korçarëve sesa kryeqytetasve.

Ndeshja u dominua nga bardheblutë, që nuk arritën të konkretizonin rastet e shumta, ndërkohë që Skënderbeu shënoi në minutën e 40-të, por goli i Elvi Berishës u anulua për pozicion jashtë loje.

Kukësi mposht Kastriotin

Ndërkohë në Kamëz, Kukësi mposht lehtësisht Kastriotin me rezultatin 0-3, me protagonist sulmuesin Eze autor i një dygolëshi.

Kukësi ngjitet në kuotën e 35 pikëve, ndërsa skuadra e Kastriotit në kuotën e 30 pikëve.

Teuta zhyt Apoloninë, betejë pa fitues në Laçi-Vllaznia

Teuta nis shkëputjen në krye, pasi ka mposhtur sot Apoloninë dhe ka shfrytëzuar barazimin me Laçit dhe Vllaznisë. Në fushën e kurbinasve luhej dueli më i fortë i kësaj jave në Superiore dhe ishin shkodranët ata që e nisën më mirë.

Cisse që në minutën e dytë iu afrua golit, ndërkohë që rrezikoi më pas edhe Adili. Kurbinasit nisën të reagojnë gradualisht dhe Harmon ishte i rrezikshëm për Laçin. Në fund të pjesës së parë Zogovic e ndali, kurse në të dytën sulmuesi i fali nga shumë pranë portës.

Shumë luftë sportive në Laç, faulle dhe tentativa për të shënuar. Asnjëra skuadër nuk ia ka dalë dot dhe Vllaznia mori pikën që deshi në transfertë dhe renditet me dy pikë pas Teutës. Nesër sytë janë nga Partizani-Bylisi, që luhet në “Air Albania Stadium”.

Teuta e vetme në krye! Tirana gabon në Korçë, Kukësi

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore