Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Terror në shtëpinë e ish-mesfushorit të Juves, grabitësit lidhin me litar tre femra dhe grabisin 300 mijë euro

Terror në shtëpinë e ish-mesfushorit të Juves,

Një e dielë vërtet për t'u harruar për mesfushorin e Nice Mario Lemina. Ndërsa mesfushori ishte i grumbulluar me përfaqësuesen e Gabonit, tre hajdutë të armatosur hynë në shtëpinë e tij.

Në banesë ndodheshin tre nga anëtarët e familjes, përfshirë partneren Fanny Neguesha, të cilat raportohet se janë lidhur dhe kërcënuar.

Keqbërësit dyshohet se kanë grabitur bizhuteri, veshje dhe artikuj prej lëkure për një vlerë totale prej rreth 300,000 euro.

Lemina, shumë i tronditur, i ka kërkuar ndërkohë, trajnerit Patrice Neveu të mos luante ndeshjen e ardhshme kualifikuese në Katar 2022 kundër Angolës.

Fanny ndau një postim në mediat sociale për të falënderuar miqtë për mesazhet e tyre pas një përvoje kaq tronditëse.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj, ne të gjithë jemi të sigurt dhe të shëndoshë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Fitimet e paligjshme nuk i sjellin dobi askujt. Faleminderit të paktën që më lanë pasurinë time më të çmuar, familjen time.

Terror në shtëpinë e ish-mesfushorit të Juves,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore