
“Tentuam deri në fund për Haaland”, drejtori: Arritëm në limite, por nuk ndryshojmë politikë
Erling Haaland mund të konsiderohet pa dyshim si transferimi më i spikatur i merkatos së shkuar verore.
Norvegjezi kaloi nga Borussia Dortmund në radhët e Manchester City teksa është përshtatur menjëherë me jetën në Angli duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të kampionatit, madje duke vendosur edhe rekordin për më shumë gola në një sezon të Premier League, 35 deri më tani.
Në fakt, te City duhet të ndjehen me fat që Haaland përfundoi në Angli duke qenë se kërkesat për ta transferuar ishin të shumta dhe një nga pretendentët kryesorë ishte Bayern Munich. Së fundmi, një nga drejtuesit e bavarezëve, Oliver Kahn shprehet se tentuan deri në fund për të firmosur me Haaland, por e kishin të pamundur të shpenzonin më shumë se sa i lejon struktura e klubit me gjermanët të cilët janë të njohur për politikën që ndjekin në lidhje me shpenzimet në merkato.
“Para një viti, provuam gjithçka për të transferuar Haaland. Bëmë gjithçka ishte e mundur dhe arritëm deri në limitet tona financiare. Por, në fund na u desh të merrnim një vendim nëse do ta prishnim apo jo strukturën tonë financiare dhe menduan se nuk ishim të përgatitur për diçka të tillë. Bayern nuk funksionon në këtë mënyrë”, u shpreh Kahn./ Top Channel




ZYRTARE/ Leo Messi shuan zërat për skuadrën e re: Do luaj me...
Historia e plotë >


Lionel Messi "shtang" Barçën dhe sheikët/ Argjentinasi zgjedh Inter...
Historia e plotë >
Miratohet ligji i ri "Vinicius JR" në Brazil, ja për çfarë bëhet fjalë
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

LAJM I FUNDIT/ Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj ...
Historia e plotë >
Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet




Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >