Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tensionet te Franca, grindje mes Mbappe dhe Giroud para nisjes së Euro 2020

Tensionet te Franca, grindje mes Mbappe dhe Giroud para nisjes së Euro 2020

Dy yjet e Francës Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud duket se janë përfshirë në një grindje publike vetëm disa orë para se të fillojë Euro 2020.

Gjithçka filloi në ndeshjen e nxehmjes të Gjelave kundër Bullgarisë, ku Giroud nuk ishte i impresionuar me shërbimin e tij pasi erdhi si zëvendësues, veçanërisht nga Mbappe.

Asi i Chelsea tha pas ndeshjes: “Ndonjëherë bëni vrapime dhe topi nuk të pasohet. Ndoshta mund ta kishim gjetur njëri-tjetrin më mirë, ja kjo është ”.

Sipas L’Equipe, komentet e ish-yllit të Arsenalit zemëruan super yllin e Paris Saint-Germain aq shumë sa që ai ishte i gatshëm të lëshonte një përgjigje publike për të sqaruar konfilktin.

Që prej marrjes së një goditje jo aq delikate nga shokët e tij të skuadrës, kanë dalë zëra se Mbappe ishte aq i zjarrtë në lidhje me shpërthimin e Giroud sa që ai donte të dilte publik dhe të bënte një deklaratë të zemëruar në një konferencë shtypi, sipas L'Equipe.

Është e paqartë nëse tensionet ishin të larta para se të bëheshin ato komente, por pamjet e reagimit të Mbappe pasi shoku i tij i skuadrës shënoi golin e tij të parë në fitoren 3-0 i ka bërë njerëzit të flasin.

Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, një numër lojtarësh të Francës urojnë 34-vjeçarin pasi gjetën rrjetën, përfshirë Paul Pogba dhe Raphael Varane, por Mbappe duket se ecën në drejtim të kundërt.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore