Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Telashe sërish për Benzema, videoja erotike nuk e lë të "qetë" sulmuesin e Realit

Telashe sërish për Benzema, videoja erotike nuk e lë të

Telashe për sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema. Bomberi francez duhet të dalë para gjykatës ku do të gjykohet për video-skandalin e vitit 2015 ku shfaqet edhe ish shoku i Kombëtares franceze, Mathieu Valbuena. Akuza që rëndon mbi Benzema është ajo e “shantazhit”.

Në transkriptimet, që kanë rrjedhur prej zyrave të Prokurorisë, zbulohen bisedat mes futbollistit të Real Madrid dhe një shoku të fëmijërisë, gjatë të cilave Benzema rrëfen se po mundohet të bindë Valbuenan që të paguajë. Në këtë mënyrë, videoja erotike e tij nuk do të dalë në publik.

Kjo telefonatë e bërë nga 3 shantazhuesit është regjistruar, mes të cilave edhe 20 minutat e bëra në 6 tetor. Si për ironi të fatit, si Benzema edhe Valbuena ishin të grumbulluar me kombëtaren.

“I thashë që, nëse do që videoja të shkatërrohet, atëherë duhet të takohesh me mikun tim në Lion. Unë mund të të ndihmoj, pasi nuk ka kopje të tjera. Por ai mendoi se kjo ishte një shaka fillimisht, e më pas u zbeh duke pyetur, nëse mund të dalloheshin tatuazhet në videon erotike”.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e regjistrimeve për shantazhin ndaj Valbuenës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore