Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Tek ekipi që nuk pritej / Merr fund telenovela "Donnarumma": 60 mln euro në 5 vjet, pritet firma!

Tek ekipi që nuk pritej / Merr fund telenovela "Donnarumma": 60

Ka ardhur fjala fund te e ardhmja e Donanrumma! Sipas Gianluca Di Marzio, ekspert i merkatos SkySport, portieri i Italisë do të transferohet te PSG.

“Nga ajo që unë di marrëveshja është një kontratë 5-vjeçare me 12 milion euro në sezon midis shpërblimeve fikse dhe të lehta plus bonuse të vështira që mund të rrisin shifrën e pages;

Juve ka dalë jashtë, Barcelona ka hequr dorë. Mund të ketë ekzaminime mjekësore në Firence, por të gjitha rrugët të çojnë në Paris.

Ka pasur kontakte me Leonardo, Nasser Al Khelaifi ka shtyrë fort që klubi i tij të zgjedhë portierin e së ardhmes. Vendin do ta luje me Navas: nuk eshtë përcaktuar hierarkia. Vetë Gigio Donnarumma tha “po”. Flitej për komisionin: Ligue1 e ndalon atë përtej përqindjes që rezulton nga punësimi i lojtarit, që është 5%; dhe gjithashtu përqindjet në rishitjen në të ardhmen”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore