Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Të shtëna me armë dhe letër misterioze/ Kërcënohet me jetë Leo Messi: Po të ndjekim...

Të shtëna me armë dhe letër misterioze/ Kërcënohet

Persona të armatosur kanë sulmuar sot një supermarket në Argjentinë, në pronësi të familjes së gruas së Lionel Messit, Antonela Roccuzzo dhe kanë lënë një mesazh kërcënues për yllin e futbollit.

Një nga dy burrat me motoçikletë u kap në kamera duke ecur deri në ambientet në qytetin e lindjes së Messit, Rosario, rreth 180 milje në veriperëndim të Buenos Aires, duke qëlluar vazhdimisht në grilat metalike mbi dritaret dhe derën e përparme të marketit. Katërmbëdhjetë të shtëna thuhet se janë qëlluar në supermarket.

Personat e armatosur kanë lënë një mesazh të shkruar me dorë në vendngjarje ku thuhej: 'Messi, po të ndjekim! Javkin nuk do të kujdeset për ty'.

Të shtëna me armë dhe letër misterioze/ Kërcënohet

Pablo Javkin është kryebashkiaku aktual i Rosarios, qyteti më i madh në provincën qendrore të Santa Fe. Një stacion televiziv lokal që raportoi për sulmin pretendoi se mesazhi sugjeronte se kriminelët e drogës mund të përpiqen të zhvasin para nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë. Për fat të mirë nga sulmi nuk pati të lënduar, teksa policia ka marrë në dorë ngjarjen.

T?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore