Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Të na shlyejë detyrimet"/ Vllaznia heq dorë nga Alan Sherri: I rritëm ofertën, s’ktheu përgjigje

"Të na shlyejë detyrimet"/ Vllaznia heq dorë nga Alan

Klubi i Vllaznisë ka komunikuar se është detyruar të heqë dorë përfundimisht nga Alan Sherri.

Klubi shkodran sqaron se drejtuesit më të lartë dhe sponsori Xhaferri i kanë bërë një ofertë shumë të mirë portierit, por ai nuk nuk ka denjuar të kthejë përgjigje, e në këto kushte janë ndërprerë negociatat për rinovimin e marrëveshjes.

Klubi i kujton Sherrit që duhet të shlyejë detyrimin financiar të formimit të tij në klubin e qytetit të lindjes. Sherri, sikurse është njoftuar një ditë më parë, ka arritur marrëveshjen me Laçin.

Komunikata e plotë

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot paradite ka qenë në kontakte të vazhdueshme me sportistin Alen Sherri duke i ofruar atij kushte financiare disa herë më të larta nga ato të sezonit të kaluar, ndonëse aktivizimi i tij nuk ka qenë i plotë, por me objektivin e vetëm për të përkrahur elementët e rinj në zhvillimin e tyre profesional, për t’i dhënë mundësi aktivizimi në nivele më të larta.

Në mënyrë të drejpërdrejtë drejtuesit më të lartë të klubit dhe sponsori i Klubit “Vllaznia”, kanë rritur ofertën financiare duke pritur një përgjigje deri në mesditën e sotme, por lojtari nuk ka dhënë asnjë përgjigje, në asnjë rrugë komunikimi të mundshme.

Në kushte të tilla deklarojmë se ndërpresim negociatat me lojtarin Sherri. Klubi Futbollit “Vllaznia” dhe sponsori i ekipit kanë përmbushur çdo detyrim ndaj lojtarit në fjalë, prandaj mbeten të vendosur për të kërkuar përmbushjen nga ana e tij të të gjitha detyrimeve të formimit ndaj klubit kuqeblu, sipas rregulloreve të FSHF-së, UEFA- s dhe FIFA- s.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore