
"Te Juve kam ngrënë edhe m*t"/ Komenti i hidhur i Del Pieros: Kjo situatë mund të bëhet shkatërruese...
Alessandro Del Piero, i ftuar i “Sky Sport”, foli për situatën te Juventusi, i zhgënjyer fort pas humbjes së rëndë në “Maradona” ndaj Napolit. Ish-kapiteni bardhezi nënvizoi se sa problemet e korporatës mund të ndikojnë në performancën e skuadrës: “Këto janë gjëra që ndjehen në dhomat e zhveshjes, veçanërisht në mes të sezonit, kur sheh menaxherët të largohen.
Ato ndjehen në një nivel emocional, por edhe në balancat brenda skuadrës. Besoj se në fund të sezonit do të jetë e nevojshme të vlerësohet puna e bërë nga Allegri dhe lojtarët, duke marrë parasysh problemet e sotme.
Në situata të tilla ka dy opsione: ose skuadra të arrijë të rigrupohet së bashku me trajnerin, duke u tërhequr nga kjo zonë gri, ose ekziston rreziku i rritjes së rrëmujës, e cila në një klub si Juventusi mund të bëhet shkatërruese.
E ardhmja e Allegrit? Ka gjëra të tjera për të menduar. Allegri nuk po rrezikon, ai nuk është problemi, edhe sepse skuadra është rikuperuar dhe është mundur nga një Napoli që po bën një kampionat më vete.
Kam ngrënë m*t edhe unë, në ditët e mia të vjetra te Juventusi. Rruga për të fituar përsëri, po i referohem edhe Napolit dhe ekipeve të tjera, nuk është e lehtë. Rindërtimi është i vështirë, vërtet i vështirë. Koka dhe kujdesi janë thelbësore.
Në një fazë si kjo, me një kompani me ambicie dhe presione kaq të mëdha, nuk i kalon dot menjëherë tranzicionet në drejtim. Të duhet forca e zemrës dhe e mendjes, për të mos përmendur gjëra të tjera.
Dybala? Ai bën diferencën kur është në qendër të vëmendjes dhe dashurohet nga tifozët. Roma e priti menjëherë me një ovacion në këmbë. Është krijuar ajo klimë, në të cilën e gjithë skuadra verdhekuqe luan për numrin 10 të saj. E keni parë edhe me Argjentinën, por është Messi aty. Futbolli ka ndryshuar, nga Sacchi e tutje të gjithë duhet të vrapojnë shumë.
Dybala po e bën këtë, sepse ka një mentalitet të rëndësishëm, të farkëtuar edhe nga vitet e kaluara te Juventusi. Duhet t’i lihet atij hapësira dhe energjia për të qenë më vendimtar. Ai i gjeti të gjitha këto aspekte në Romë, me një trajner që i percepton këto gjëra”.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




