
Të “çmendur” pas Armando Brojës, vjen oferta 40 milionë euro
Të gjithë e duan në Premier League. Armando Broja është lojtari më i kërkuar nga ekipet angleze dhe oferta marramendëse për lojtarin shqiptar ka ardhur pikërisht nga Njukasëll.
Sipas mediave italiane Southampton i ka ofruar Chelsea shumën prej 30 milionë eurosh, plus bonusit. Por në garë së fundmi ka hyrë ekipi i Newcastle (Njukasëll) që i ka bërë një ofertë konkrete bluve të Londrës. Ajo është 40 milionë euro.
Për Brojën pas Southampton, klub në të cilin shqiptari është i huazuar nga Chelsea, janë West Ham, Arsenal, tashmë janë sheikët e Neëcastle.
Armando Broja është 20 vjeç dhe ka vetëm 6 muaj që luan në Premier League, por kaq ka mjaftuar që të gjithë në elitën e futbollit anglez të hedhin sytë nga supertalenti shqiptar.
Rivaliteti ka nisur dhe palët janë në diskutime e sipër, megjithatë duket se “Blutë e Londrës” nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lojtarin që në këtë merkato. Pas përfundimit të huazimit në verë, ai do të kthehet në klubin ku është rritur si futbollist dhe aty pritet të vendoset e ardhmja e Armando Brojës.






Frankfurti shpallet kampione e Europa League, mposht Rangers me penallti
Historia e plotë >


A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




