
Tashmë ZYRTARE: Edy Reja NUK është më trajneri i Kombëtares shqiptare/ Kush do e zëvendësojë?
Tekniku italian Edy Reja zyrtarisht, nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit.
Kontrata e Reja-s me FSHF ka përfunduar sot, duke mbyllur kështu marrëveshjen mes dy palëve, teksa ende nuk ka një zëvendësues për stolin. Ndeshja me Armeninë praktikisht ishte e fundit për italianin 77-vjeçar dhe pak ditë më parë i përfundoi edhe kontratë duke dalë kështu një trajner i lirë.Për shkak të rezultateve jo të mira të ekipit kombëtar nën drejtimin e tij nuk pritet një rinovim kontrate, megjithatë mbetët për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
Edy Reja u konfirmua në stolin e Shqipërisë në prill të vitit 2019-të, ku zëvendësoi të larguarin Kristian Panuçi. Reja e ka drejtuar Shqipërinë në 38 ndeshje në total, ku ka arritur të regjistrojë 14 fitore, 9 barazime dhe 15 humbje, me një golavarazh të përgjithshëm 46 të shënuar dhe 45 të pësuar.
Tekniku ka aplikuar në pothuajse të gjitha ndeshjet skemën 3-5-2 dhe për 3 vite e 7 muaj në krye të stolit ka provuar një numër të lartë lojtarësh që e kalon shifrën 40.
Suksesi i tij i parë ishte në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria u ngjit nga Liga C në B. Gjithashtu në kualifikueset e Botërorit 2022, ai grumbulloi më shumë pikë se çdo trajner tjetër në grupe (18), por gjithsesi në fund u rendit i treti në grup pas Anglisë dhe Polonisë.
Ndërkohë kompeticioni i fundit që ishte Liga e Kombeve e këtij sezoni, rezultoi një dështim për teknikun italian, ku Shqipëria u rendit e fundit në grup duke mos fituar asnjë takim.

Finalja e Champions League, Çalhanoglu: Do të japim shpirtin në fushë
Historia e plotë >
Gjobë e "majme" dhe ndeshje pa tifozë/ UEFA dënon Serbinë, ja arsyeja
Historia e plotë >
ARSYET/ Ja përse Leo Messi vendosi që të mos rikthehej tek Barcelona
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
