Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Tani kemi festën e kupës”, trajneri i KF Tirana: 1% e shqiptarëve janë racistë, 99% janë familja ime

“Tani kemi festën e kupës”, trajneri i KF Tirana: 1% e

Trajneri i KF Tirana, Emmanuel Egbo, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel për të folur lidhur me fitoren e ekipit për herë të parë pas 11-vitesh.

Po ashtu kjo është hera e parë që një trajner i huaj me ngjyrë arrin të kalojë një ekip në Champions League. Ai ka treguar se ka patur shumë intervista në Afrikë por edhe në Evropë dhe shumë prej tyre i ka refuzuar.

"Është klubi më i madh në Shqipëri, ka shumë tifozë, është ndjesi e veçantë për ne dhe festa vazhdon. Shpresojmë që të marrim edhe kupën e Shqipërisë të dielën"-u shpreh trajneri Egbo.

Duke qenë shumë besimtar dhe modest në punën e tij, Egbo tha se mbi të gjitha është merita e zotit për këtë fitore. Ndërkohë vetëm një natë më parë ekipi i Tiranës dhe mbështetësit e tyre kanë festuar për këtë fitore deri në orët e para të mëngjesit.

Trajneri i ekipit të Tiranës, komentoi gjithashtu edhe intervistën e dhënë pak ditë më parë në "BBC Sport". Në mbarë mediat qarkulloi lajmi se nigeriano-shqiptari ishte shprehur se në Shqipëri ka racizëm dhe i ka rastisur që të fushë t'i hedhin banane e ta fyejnë.

Por sot ai tha se deklarata e tij ka dalë jashtë kontekstit, është ekzagjeruar shumë. "E pranoj që i kam thënë ato fjalë por vetëm 1 për qind e shqiptarëve mund të jenë racistë. Unë kam gati 20 vjet këtu dhe kam kaluar një jetë të mrekullueshme".- u shpreh i emocionuar shpreh Egbo.

Ai shtoi se 99 për qind e shqiptarëve janë si familja e tij e dytë pasi e kanë respektuar shumë. "Ka ndodhur para shumë vitesh, kur Shqipëria sapo ka dalë nga komunizmi. Shumica nuk kishin pasur kontakte me  njerëz me ngjyrë dhe vepronin nga injoranca apo nga padituria."-përfundoi Emmanuel.

“Tani kemi festën e kupës”, trajneri i KF Tirana: 1% e

“Tani kemi festën e kupës”, trajneri i KF Tirana: 1% e

“Tani kemi festën e kupës”, trajneri i KF Tirana: 1% e

“Tani kemi festën e kupës”, trajneri i KF Tirana: 1% e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore