Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Ta tregoj unë ty”/ Nuk i pëlqyen vendimet e arbitrit, tifozi futet brenda fushës me makinë për ta shtypur (VIDEO)

“Ta tregoj unë ty”/ Nuk i pëlqyen vendimet e arbitrit,

Ligat amatore të futbollit në botë dhurojnë gjithmonë momente komike dhe të çuditshme.

E tillë ka qenë dhe ngjarja e ndodhur në Afrikën e Jugut, në divizionin e tretë, ku tensionet ishin të larta brenda dhe jashtë fushës. Vendimet e arbitrit gjatë gjykimit të një ndeshjeje u quajtën të parregullta nga disa tifozë, por njëri prej tyre mori guximin të bënte një veprim të frikshëm.

Ky tifoz, kërcënoi arbitrin në debat e sipër duke i thënë: “Tani do të vij atje dhe do ta tregoj unë”. Të tjerët mendonin se janë vetëm disa fjalë që shpesh ndodhin në futboll, ku tifozët kanë pakënaqësitë e tyre ndaj arbitrave. Por tifozi e kishte seriozisht gjithçka.

Ai i hipi makinës së tij, e ndezi dhe i dha gaz duke u drejtuar në drejtim të fushës për të shtypur arbitrin. Lojtarët filluan të vraponin dhe u larguan me shpejtësi për t’i shpëtuar veprimit që mund të rezultonte fatal. Fatmirësisht, ashtu si lojtarët, arbitri arriti t’i shmangej makinës. Sipas raportimeve vendase, policia arriti të arrestonte tifozin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore