Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Surprizon Bilbao, përmbys Atletico-n dhe kalon në finale të Superkupës

Surprizon Bilbao, përmbys Atletico-n dhe kalon në finale të

Finalja e madhe e Superkupës së Spanjës të dielën në Riyad do të diskutohet mes Realit të Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Nuk do të kemi një derbi të Madridit, të dielën në mbrëmje pasi Bilbao e Marcelino Garcia Toral bëri surprizën e madhe në gjysmëfinalen e dytë ndaj Los Colchoneros duke përmbysur avantazhin provizor të skuadrës së Simeones që edhe pse i shkoi shumë afër finales u dorëzua në fund.

Pas një pjesë të parë pa gola kampionët e Spanjës zhbllokuan shifrat në minutën e 62-të falë autogolit të portierit Unai Simon.

Por në harkun e 4 minutave nga e 77-ta në të 81-ën skuadra baske surprizoi jo pak duke barazuar me Alvarez dhe duke përmbysur gjithçka me talentin Nico Ëilliams dhe tashmë e sheh veten në finale aty ku do të synojë të mposhtë edhe Realin e Madridit për të fituar trofeun.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore