
Surpriza në kampionatin gjerman, Borussia jashtë garës për zonën Champions, Schalke edhe më pranë rënies
Borussia e Dortmundit komplikon totalisht objektivin për të siguruar një vend në zonën Champions të renditjes në Bundesligë, pasi humbi me rezultatin 1-2 në shtëpi, në sfidën direkte me Eintracht Frankfurt.
Këta të fundit kaluan në avantazh në minutën e 11’, pas një autogoli të Schulz, ndërsa verdhezinjtë ia dolën të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 1-1, pasi ishte mbrojtësi Hummels që shënoi. Në momentin më të mirë të Borussias së Dortmundit, ishte sulmuesi portugez Andre Silva që shënoi edhe golin e dytë për miqtë nga Frankfurti, duke u dhënë një fitore mjaft të rëndësishme, që i konsolidon në zonën Champions të renditjes.
Rikthehet te fitorja edhe Bayer Leverkusen, që triumfoi me shifrat 2-1 ndaj Schalke 04 në “Bay Arena”. Alario dhe Schick shënuan për “aspirinat”, ndërsa Schalke me këtë humbje është gjithmonë edhe më pranë rënies në Bundesligën e dytë, pasi ka grumbulluar vetëm 10 pikë në 27 ndeshje.
Në sfidat e tjera, Augsburgu triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Hoffenhaimit, Mainz dhe Arminia Bielefeld ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1, ndërsa Wolfsburg mposhti me rezultatin minimal 1-0 Kolnin.

Habit McGregor: Po mendoj të blej Manchester Unitedin
Historia e plotë >
Klopp e Guardiola sulmojnë Super Ligën: Janë vrarë kriteret bazë të sportit
Historia e plotë >
Pioli shmang komentet për Super Ligën dhe konfirmon objektivin e Milanit
Historia e plotë >
Efekti i Superligës, Ed Woodward jep dorëheqjen nga Man.United
Historia e plotë >
Bayerni një fitore larg titullit, mposht Leverkusenin për 13 minuta
Historia e plotë >
Uzuni shënon 2 gola dhe shpallet kampion Hungarie
Historia e plotë >
Presidenti i Juventus Andrea Agnelli jep dorëheqjen? Reagon klubi
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >