Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Superliga ishte një thirrje për ndihmë”, Agnelli: Po shkojmë drejt paaftësisë paguese

“Superliga ishte një thirrje për ndihmë”, Agnelli: Po

Presidenti i Juventusit dhe nënpresidenti i propozimit për të krijuar Superligën Europiane, Andrea Agnelli këmbëngul se përpjekja për shkëputje nga UEFA ishte një "thirrje e dëshpëruar për ndihmë" sesa një "grusht shteti".

Agnelli ka shërbyer si një ekzekutiv dhe kryetar i Shoqatës Evropiane të Klubeve, një organ i pavarur që përfaqëson klubet e futbollit në një nivel kontinental, duke vepruar si një "zë" për ekipet dhe palët kryesore të interesit në peisazhin e futbollit.

Por 45-vjeçari u tërhoq nga kjo shoqata në prill pasi u bë zyrtarisht një figurë kryesore për Super League, një garë e ndarë, por e mbyllur që kërcënonte natyrën konkurruese të futbollit evropian.

Juve ishte një nga 12 klubet që u njoftuan si anëtare themeluese të Superligës, por një reagim i shpejtë bëri që të tërhiqeshin të gjashtë klubet angleze të përfshira, të ndjekura më pas nga Atlético Madrid, Inter dhe Milan.

Juve, Real Madrid dhe Barcelona kanë qëndruar të vendosura dhe kanë pohuar angazhimin e tyre për ndryshime rrënjësore, një qëndrim që ka bërë qëë UEFA të hapë procedura disiplinore kundër tyre.

Agnelli iu drejtua medias të premten në një konferencë shtypi për t'i dhënë lamtumirën drejtorit sportiv Fabio Paratici, i cili thuhet se është afër bashkimit me Tottenham dhe shefi i Juve theksoi përsëri nevojën për reformë.

"Për vite jam përpjekur të ndryshoj garat evropiane nga brenda, sepse shenjat e krizës ishin të dukshme edhe para pandemisë," u tha ai gazetarëve.

"Super League nuk është një grusht shteti, por një thirrje e dëshpëruar ndihme për një sistem që, me dije apo jo, po shkon drejt paaftësisë paguese”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore