Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Superkupa e Europës/ Sevilla ndal hegjemoninë e Bayern në 90 minuta, gjithçka zgjidhet në shtesë

Superkupa e Europës/ Sevilla ndal hegjemoninë e Bayern në 90

Bayerni i ka mbyllur me barazimin 1-1 90 minutat e plota nda Sevillas. Gjermanët dhe spanjollët nuk arritën të rrëmbejnë trofeun në ndeshjen e rregullt dhe u janë drejtuar minutave shtesë të sfidës.

Sevilla ishte e para që kaloi në avantazh me golin e Ocampos në minutën e 13′, por ishte Goretzka që barazoi gjithçka për vendasit në minutën e 34′. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Lewandowski shënoi në fillimin e pjesës së dytë, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit polak. Sevilla kishte mundësinë më të mirë të fitonte trofeun në minutën e 87′ pas një kundësulmi fantastik, por Neuer bëri mrekullinë. Gjermani tregoi se mbetet ndër më të mirët në botë me pritjen e tij fantastike. Gjithçka zgjidhet nga shtesat.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore