Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Super sfida Chelsea-United, formacionet dhe mungesat e dy ekipeve

Super sfida Chelsea-United, formacionet dhe mungesat e dy ekipeve

Chelsea – Manchester United është super sfida e sotme në kampionatin anglez  “Blutë” e Londrës aktualisht renditen në vendin e pestë me 43 pikë dhe me një fitore eventuale do të ngjiteshin në vendin e katër, pozicion që i siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Ndërsa “Djajtë e Kuq” që ndodhen në vendin e dytë  me 49 pikë, synojnë që të arrijnë fitore për të shkurtuar diferencën e 13 pikëve që kanë me Manchester City e vendit të parë.

Forma e skuadrave në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier Ligë: Chelsea me ardhjen e trajnerit Tuchel ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime, kurse Manchester United dy fitore, tre barazime dhe një humbje.

Mungesat

Thomas Tuchel do të këtë të gjithë futbollistët në dispozicion, me përjashtim të të dëmtuarit, Thiago Silva. Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer nuk do të mund të llogarisë për ndeshjen e sotme Paul Pogban, Juan Matan e Phil Jonesin, teksa mbetet të shikohet nëse do të përfshihen në skuadër lojtarët si Edinson Cavani, Donny van de Beek, Scott McTominay e Daniel James. Ndeshja mes Chelseas dhe Manchester Unitedit zhvillohet nga ora 17:30 në “Stamford Bridge”

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Hudson-Odoi, Jorginho, Kovaçiç, Alonso; Mount, Giroud, Werner

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, Matiç; Rashford, Fernandes, Greenwood; Cavani

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore