Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Super kompjuteri parashikon fituesin e Champions League, do ju befasojnë favoritët

Super kompjuteri parashikon fituesin e Champions League, do ju befasojnë

Një super kompjuter ka parashikuar fituesin e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021-2022, me Manchester United që ka më shumë gjasa të triumfojë sesa Paris Saint-Germain.

Djajtë e Kuq janë një nga katër klubet angleze të përfshira në këtë garë, veç mbajtësit të trofeut në fuqi, Chelsea, fituesit të vitit 2019, Liverpool, dhe finalistit të sezonit të kaluar, Manchester City.

PSG-së i janë shtuar gjasat për të fituar trofeun, falë nënshkrimit të Lionel Messit, i cili do të shpresojë ta udhëheqë klubin francez drejt triumfit të parë në histori, pas disa vitesh shpenzime marramendëse dhe dhimbjeje në zemër.

Super kompjuteri po favorizon Manchester City që të fitojë trofeun, pasi arriti në finalen e parë historike edicionin e kaluar, ku u mund nga goli i shënuar prej Kai Havertz.

Thomas Tuchel kanë 10 për qind shanse për ta mbrojtur titullin, me fituesin e vitit 2020, Bayern Munich, që i ndan blutë e Londrës nga Manchester City.

Liverpool dhe Manchester United kanë 9 dhe 5 për qind shanse, respektivisht, për t’u bërë mbretër kontinentalë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore