Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Suarez falenderon Messi-n për fjalët dhe ka një mesazh të fortë kundër klubit të Barcelonës

Suarez falenderon Messi-n për fjalët dhe ka një mesazh të

Tashmë duket çdo gjë hapur, se fajtorët e vërtetë së gjendjes aktuale të Barcelonës janë drejtuesit e saj.

Kur Dani Alves u largua para disa vitesh dhe shpërtheu me fjalë ofenduese për drejtuesit, të gjithë mendonin se ishte thjesht një rebel.

Por tani pas kaq kohësh, duket se fjalët e tij ishin të vërteta. Në të njëjtën mënyrë u larguar dhe Neymar.

“E dua Barcëlonën, klubin dhe tifozët por me drejtuesit nuk jam i kënaqur,” tha braziliani në atë kohë.

Humbjet e njëpasnjëshme, transferimet pa vlerë dhe shkatërrimi ekipit duket se ka një përgjegjës, Josep Maria Bartomeu, presidenti i klubit.

Tre reagime të forta kanë ardhur vetëm ditën e sotme, dhe nga njerëz me peshë e që kanë lënë gjurmën në historinë e ekipit katalanas.

I pari ishte Messi që bëri një mesazh lamtumire për mikun e tij të ngushtë Luis Suarez: “Nuk e meritoje të largoheshe ashtu, por te ky klub asgjë s’më habit më”

Në këtë postim, komentoi dhe ish-mbrojtësi i blaugranave, Dani Alves: “Ky realitet është prej disa kohësh. Vetëm konfirmohet vit pas viti. Nuk ka të bëjë me fitoret apo humbjet e ekipit, ne e dimë shumë mirë këtë gjë. Ka të bëjë me respektin dhe ata nuk e dinë këtë. Vazhdojnë të bëjnë po të njëjtin gabim”.

Dhe e fundit, ishte përgjigja e uruguajanit Suarez për Messi-n: “Faleminderit vëllai im, mos e harro kurrë që ti je numri NJË në klub, të dytët, të tretët dhe të katërtët nuk kanë vlerë”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore