Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Strakosha ngroh stolin/ Lazio  i zgjidh hesapet me Parmën, Napoli fitore në limitet e fundit

Strakosha ngroh stolin/ Lazio  i zgjidh hesapet me Parmën, Napoli

Lazio ka arritur një fitore me mjaft vlerë në fushën e Parmës me rezulton 2-0, në një përballje jo të lehtë. Dy golat e fitores erdhën në pjesën e dytë nga Alberto dhe Caiedo në të 55' dhe 67'. Parma këtë sezon e ka nisur si mos më keq dhe në javën e 17-të të kampionatit ka 12 pikë dhe gjenden e renditur e parafundit në tabelën e renditjes.

Ndërsa Lazio arrin fitoren e parë këtë vit dhe gjendet e teta në klasifikim me 28 pikë. Sakaq gardiani kuqezi Thomas Strakosha, që pas mposhtjes së Covid akoma nuk po luan si titullar, ku trajneri Inzagi duket se i po i beson më tepër Pep Reina-s.

Napoli ndërkohë ka arritur një fitore të vështirë në fushën e friulianëve. Një gol në minutat e fundit, në të 90-tën nga Bakayoko bëri që napolitanët të fitojnë 2 me 1 ndaj Udinezes.

Insigne shënoi me anë të penalltisë në minutën e 15-të, ndërsa Lasagna barazoi për bardheznjtë. Kur dukej se gjithcka do të mbyllej në barazim, vjen goli që i siguroi tre pikët ekipit të kaltërve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore