Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Starton Formula 1/ Çmimi i Madh i Austrisë i takon Bottas, Leclerc e Norris në podium

Starton Formula 1/ Çmimi i Madh i Austrisë i takon Bottas, Leclerc e

Rikthehet Formula 1 me çmimin e madh të Austrisë, fitimtar nga i cili ka dalë Valtter Bottas. Fitorja ishte komplet e tija, pasi për asnjë moment nuk iu diskutua marrja e kreut.

Ferrari zuri vendin e dytë me Leclerc, i cili edhe pse nisi nga vendi i shtatë arriti të zinte një vend në podium. Vendi i tretë shkon për Norris, i cili arrin për herë të parë në karrierë të ngjitet në treshen e parë.

Ndryshe nga pritej Lewis Hamilton zuri vendin e katërt. Anglezi zhvilloi një garë të mirë sepse e nisi nga vendi i pestë pas penalizimit të marrë në provat e lira dhe ia doli të arrinte në vendin e dytë. Ai rivalizoi me shokun e tij Bottas, por momenti vendimtar ishte kontakti me Albion. Kampioni i botës e nxori nga pista dhe u penalizua me 5 sekonda.

Kjo bëri që Hamilton ta mbyllë në vendin e katërt. Vetëm vendi i 10 për Vettel që kaloi një garë me shumë probleme. Zhgënjen Max Verstappen që lihet në baltë nga makina e tij Red Bull. Belgu doli nga gara në xhiron e 14 sepse makina e tij nuk i përgjigjej.

Starton Formula 1/ Çmimi i Madh i Austrisë i takon Bottas, Leclerc e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore