Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Spektakël golash në San Siro/ Kumbulla shënon dhe shpëton Romën nga humbja prej Milanit

Spektakël golash në San Siro/ Kumbulla shënon dhe shpëton

Milan dhe Roma kanë barazuar në javën e pestë në Serie A, një barazim që ka ardhur pas spektaklit të golave 3-3.

Milani e nisi për mrekulli ndeshjen ku vetëm pas dy minutave lojë shënuan golin e parë.

Rafael Leao dha asist për Zlatan Ibrahimovic i cili shënoi me lehtësi për 1-0.

Megjithatë gëzimi i vendasve zgjati vetëm 12 minuta, pasi Edin Dzeko barazoi gjithçka me kokë 1-1 në minutën e 14-të .

Rossonerët edhe në fillim të pjesës së dytë shënuan herët, kur Saelemaekers realizoi pas asistit nga Leao për 2-1.

Në minutën e 70-të, Roma fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi mesfushori francez Jordan Veretout për 2-2.

Por festivali i golave nuk u ndal dhe Milani në minutën e 78-të fitoi penallti kur Gianluca Mancini pengoi në zonë turkun Hakan Calhanoglu.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Ibrahimovic për ta kaluar Milanin në epërsi 3-2.

Kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe pesë minuta më vonë barazuan shifrat në 3-3.

Ishte mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla që shënoi me këmbë nga afërsia për rezultatin e barabartë 3-3.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore